Famous albanian singers and celebrities.
IPKO is an information technology and communications affiliate. Established in 1999, IPKO has grown from being the first Kosovo-wide Internet provider, to becoming a modern enterprise offering full range of integrated services as well as domain name registrayion, web hosting services, shared hosting, virtual servers, dedicated servers, content, in mobile communications, fixed telephony as well as media. Click here for more information.

Thursday 3 January 2008

Adrian Gaxha

Me katër albume dhe tetë videoklipe të reja

“Nëse albumi shqip del në shitje në shtator, atëherë sigurisht se deri kah vundi i vitit, për adhuruesit e mi do të mbaj një koncert në Maqedoni”- thotë Adrian Gaxha.

Adrian Gaxha së shpejti do ta kënaq publikun shqiptar, anglez, boshnjak dhe maqedon me katër albumet që priten të dalin së shpejti në katër gjuhë. Albumi i parë është në gjuhën boshnjake dhe përmban katër këngë të reja ndërsa të tjerat janë këngë që deri më tani janë të kënduara në shqip dhe të njohura për tërë shqiptarët. Albumi i dytë përban 12 këngë të reja të cilat janë të kënduara në gjuhën shqipe, ndërsa ai i tretë këngë në gjuhën angleze. Deri më tani është punuar vetëm një këngë në gjuhën angleze e cila do të jetë “Bonus track” në të gjitha albumet. Albumi i katërt parashikohet të jetë në gjuhën maqedonase.

“Kam premtuar të bëj edhe një album në gjuhën maqedonase, por akoma nuk dihet kur do të filloj realizimin e tij. “- thotë Adrian Gaxha.
Sa u përket videoklipeve që Adrian Gaxha informon të jenë tetë, ai thotë se akoma po zgjasin bisedimet me sponsorët dhe se një gjë e tillë paraqet një proekt mjaft të rëndësishëm dhe shumë të shtrenjtë.

Se a do të pasojë ndonjë koncert i Gaxhës në Maqedoni ai thotë se planifikimet e tij për të organizuar një koncert këtë verë si duket nuk do të realizohen.

“Pasi që albumi im në shqip akoma nuk është punuar tërësisht, edhe koncerti i planifikuar për këtë verë do të shtyhet për në fund të vitit”-thotë Gaxha.

Albumi i tij në gjuhën shqipe pritet të dalë në shitje në shtator të këtij viti.

Adrian Gaxha së fundi ka mbajtur koncerte në Manhattan në Neë York dhe në Çikago ku ka qëndruar një muaj.


Other Photos:















1 comment:

Anonymous said...

Bukur.....